Rimbursimi


  • 1. Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara
    • 1.1. Ofruesit e shërbimit postar konsiderohen përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë transportimit të objekteve postare të regjistruara dhe siguruara dhe të kolipostave, për shkak të:
      • a. humbjes, dëmtimit apo vjedhjes
      • b. tejkalimit të afatit kohor për transportin dhe dorëzimin
      • c. shërbimeve postare të pakryera ose të kryera në mënyrë jo të plotë dhe korrekte
    • 1.2. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, ofruesi i shërbimit postar nuk është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nëse provon se:
      • a. transporti i objekteve postare është kryer në përputhje me kushtet dhe termat e përgjithshëm
      • b. dëmtimi ka ndodhur për shkak të forcës madhore
      • c. dëmtimi është shkaktuar për faj ose neglizhencë të dërguesit ose si rezultat i natyrës së përmbajtjes së objektit postar
      • d. dëmtimi është shkaktuar sepse objekti postar i është dorëzuar organeve shtetërore kompetente, zotëruesve të autoritetit publik ose ofruesve të shërbimeve publike, të përcaktuar në këtë ligj
      • e. përdoruesit e shërbimeve postare janë siguruar me përmbajtjen e objektit postar me mashtrim, për një shumë që e tejkalon vlerën aktuale të përmbajtjes
      • f. përdoruesi i shërbimeve postare nuk ka bërë reklamim brenda afatit të caktuar
      • g. dëmtimi ka ndodhur për shkak të veprimeve të ligjshme të organeve kompetente
    • 1.3. Parashikimi i shkronjës "b", të pikës 2, të këtij neni, nuk përjashton të drejtën e dërguesit për rimbursimin e detyrimeve të paguara, si dhe të masës së dëmshpërblimit, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi.
  • 2. Dëmshpërblimi
    • 2.1. Një ofrues i shërbimit postar i paguan një përdoruesi të shërbimit postar një shumë ekuivalente me shumën e dëmit të shkaktuar, por jo më shumë se kufiri maksimal, i përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.
    • 2.2. Dëmshpërblimi maksimal është:
      • a. për humbjen, dëmtimin apo vjedhjen e një objekti të siguruar, sa vlera e dëmtuar, por jo më shumë se vlera e deklaruar e objektit postar
      • b. për humbjen apo vjedhjen e një objekti postar, letër të regjistruar, 2000 (dy mijë) lekë
      • c. për humbjen, vjedhjen ose dëmtimin e një koliposte të regjistruar, 5000 (pesë mijë) lekë
      • d. për moskryerjen ose kryerjen në mënyrë jo të plotë ose të gabuar të shërbimit postar, në lidhje me transportin e një objekti postar të siguruar dhe regjistruar ose të kolipostës sa çmimi i paguar për kryerjen e shërbimit postar
      • e. për tejkalimin e afatit të dorëzimit të objekteve postare të regjistruara dhe siguruara, brenda vendit, përtej normave të parashikuara, 500 (pesëqind) lekë për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 5000 (pesë mijë) lekë
      • f. për humbjen e një objekti postar, sa çmimi i paguar për kryerjen e shërbimit postar
      • g. përveç shumave të dëmshpërblimit, parashikuar më sipër, ofruesi i shërbimit i kthen dërguesit të gjitha tarifat e shërbimit të paguara prej tij. Me miratimin e palëve, dëmshpërblimi bëhet nga ofruesi i shërbimit, duke ofruar ridërgimin e dërgesës pa pagesë
      • h. pavarësisht sa është parashikuar në dispozitat e pikës 2, të këtij neni, dëmshpërblimet për humbjen dhe vjedhjen e objekteve postare ndërkombëtare, si letër e porositur, kolipostë dhe thes, përcaktohen në përputhje me aktet e UPU-së, që zbatohen në Shqipëri. Përveç dëmshpërblimit, ofruesi i shërbimit i kthen dërguesit të gjitha tarifat e shërbimit të paguara prej tij
      • i. ofruesi i shërbimit postar nuk mban përgjegjësi për dëme indirekte ose fitime të munguara, kur vërtetohet se nuk janë shkaktuar prej tij.
  • 3. Përkufizimi i Forcës Madhore
    • 3.1. Forca Madhore nënkupton një ngjarje ose rrethanë të jashtëzakonshme:
      • a. e cila është përtej kontrollit të një Pale
      • b. të cilën asnjë Palë nuk mund ta parashikonte në mënyrë të arsyeshme para se të hynte në Kontratë
      • c. e cila, pasi u krijua, asnjë Palë nuk mund ta shmangte apo kapërcente në mënyrë të arsyeshme
      • d. e cila nuk i atribuohet në thelb Palës tjetër
    • 3.2. "Forcë madhore" nënkupton ngjarjet ose rrethanat e mëposhtme, përderisa kushtet e parashtruara në pikat e mësipërme janë plotësuar:
      • a. lufta, (qoftë e shpallur apo jo), pushtimi, ndërhyrje të armiqve të huaj brenda vendit
      • b. terrorizëm, revolucion, kryengritje, apo lufte civile brenda vendit
      • c. rrezatimi jonizues ose ndotja nga radioaktiviteti brenda vendit
      • d. tërmete
      • e. çdo rast tjetër kur me akte ligjore shpallet gjendje emergjence apo e jashtëzakonshme
  • 4. Siguracioni i produktit
    • 4.1. Kompania postare ofron siguracion të produkteve me vlerën mbi 5000 (pesë mijë) lekë, ku pagesa për këtë shërbim është 0.6% e vlerës së produktit dhe në rast të problematikave të përmendura me produktin bëhet rimbursimi 100% i vlerës së produktit.

© greenposta 2020 - 2024

Made with ❤ by ORTEK.AL